Rikthehet Kejvina, publikon video nga Afrika dhe befason me mesazhin e koduar

Rikthehet Kejvina, publikon video nga Afrika dhe befason me mesazhin e koduar

17:08, 23/02/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur shqiptare, Kjevina Kthella, ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”. Ajo u përjashtua nga ky format, pasi e kishte gjuajtur me shuplakë banorin tjetër, Luizin.

E qysh nga ajo ditë, Kejvina, ‘zhdukej’ e rikthehej me disa reagime në rrjetet sociale.

Së fundmi Kejvina është duke kaluar disa ditë në Afrikë, ku sipas pamjeve të publikuara në Instagramin e saj është duke kaluar një kohë mjaft argëtuese, mes njerëzve atje e kafshëve të egra.

“Hakuna Matata”, ishte mbishkrimi i Kejvinës, poshtë videos së publikuar.

Derisa, tërhoqi vëmendje videoja e një luani, ku Kejvina i ka bashkangjitur shkronjën L.

Ndërkohë që kujtojmë se fansat e Luiz Ejllit i referohen me nofkën “Luani”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KEJVINA (@kejvina)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco