E papritur/ Olta heq rripin dhe del në nominim ‘kokë më kokë’ me Luizin

E papritur/ Olta heq rripin dhe del në nominim ‘kokë më kokë’ me Luizin

16:43, 23/02/2023
A+ Aa A-

Loja me litar, që do të vendosë mbi fatin e nominimeve, ka sjellë shumë dinamika brenda shtëpisë së "Big Brother Vip", por duket se tensionet i ka rritur më shumë zgjedhja e liderit të ri.

Shumica e votave shkuan për Ermionën dhe Kiarën dhe kjo gjë ka acaruar shumë Oltën, e cila nuk mori asnjë votë dhe u zhgënjye dhe nga njerëzit e saj si Armaldo dhe Kristi.

Pas debatit me Armaldon mbi votimin ajo zgjodhi të hoqë rripin tek loja me litarë dhe është automatikisht në nominim së bashku me Luizin, i cili u skualifikua që ditën e djeshme.

Edhe pas heqjes së rripit ajo e ka vazhduar debatin me Armaldon dhe i ka kërkuar që të heqë rripin dhe ai, duke e akuzuar si frikacak.

Pritet të shihet se si do të shkojë nominimi të shtunë, por dy vende janë zënë me dy lojtarët më të fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco