'Më rifitoi me një çantë 300 mijë euro', Wanda Nara flet për ribashkimin me Icardi-n

'Më rifitoi me një çantë 300 mijë euro', Wanda Nara flet për ribashkimin me Icardi-n

14:51, 23/02/2023
A+ Aa A-

Akuzat për tradhti dhe ndarja e Wanda Narës nga futbollisti i Gallatasarait, Mauro Icardi ishte një ndër lajmet më të bujshme në median rozë. Pavarësisht të gjithave, ata janë sërish bashkë dhe siç deklaron biznesmenia ata janë shumë të lumtur.

Image

Në një intervistë të fundit për emisionin “Belve”, ajo zbuloi se Ikardi e rifitoi duke i dhuruar një çantë 300 mijë euro.

“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Ai është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”, u shpreh Wanda Nara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco