Nuk kanë paguar organizatorët e dasmës, çifti i njohur përfundon në gjykatë

Nuk kanë paguar organizatorët e dasmës, çifti i njohur përfundon në gjykatë

13:43, 23/02/2023
A+ Aa A-

Brooklyn Beckham, djali i David Beckam dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz, duket se nuk i kanë punët mirë pas dasmës madhështore që bënë vitin e kaluar, pasi kanë përfunduar në gjykatë sepse akuzohen se nuk kanë paguar tarifën e vendosur nga organizatorët e dasmës.

Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu edhe prindërit Nicola-s.

Nicole Braghin dhe Arianna Grijalba, kanë paditur Nelson dhe Claudia Peltz për refuzimin e pagesës prej 76 milionë paundësh për punën e tyre në rezidencën familjare.

Pala paditëse ka akuzuar çiftin se nuk dëshirojnë të paguajnë shumën e vendosur dhe i ka etiketuar si kapriçozë dhe mosrespektues ndaj punës së të tjerëve.

Ndërkohë babai i Nicola Peltz, Nelson, ka thënë se organizatorët e dasmës ishin të pushuar nga puna për shkak të gabimeve të pafalshme që kishin bërë dhe kishin kërkuar edhe kthimin e paradhënies.

Por, pavarësisht problemeve të hasura ishte pikërisht kjo kompani e cila bëri të mundur organizimin e dasmës dhe planifikimin e saj që nga fillimi.

Pasi dasma u zhvillua, organizatorët kanë thënë se pjesa e mbetur e parave nuk është paguar asnjëherë, dhe kjo është arsyeja që ata kanë vendosur ta ndjekin ligjërisht çështjen dhe të denoncojnë nusen së bashku me prindërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco