Grupi i Evës kërcen në verandë, Nita 'ngacmon' Kristin

Grupi i Evës kërcen në verandë, Nita 'ngacmon' Kristin

10:44, 23/02/2023
A+ Aa A-

Loja me litar u shoqërua me batuta të shumta mes dy grupeve, atij të Ermionës dhe Evës. Të lidhur prej disa orësh, banorët qëndruan gjithë kohën bashkë me njëri-tjetrin.

Ata darkuan të gjithë bashkë, qëndronin bashkë në të njëjtin ambient, shkonin të gjithë si grup në tualet dhe gjumin e bënë po të lidhur.

Momentet e bukura nuk munguan gjatë kësaj loje. Kërcimi po ashtu shoqëroi banorët për pak orë. Grupi i Evës doli menjëherë në oborr dhe shijuan këngët që ishin në sfond.

Momente të lezecme pati edhe mes çiftit Kristi-Keisi. Ishte Nita ajo që ngamonte dyshen, duke i thënë Kristit të bënte një kërcim sensual për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco