Nëna e Brus Willis: Nuk është e mundur zhvillimi i një bisede normale me të

Nëna e Brus Willis: Nuk është e mundur zhvillimi i një bisede normale me të

17:40, 22/02/2023
A+ Aa A-

Familja e aktorit hollivudian, Bruce Willis, është e shqetësuar për të. Nëna e tij së fundmi deklaroi se nuk është më e mundur që të ketë një bisedë normale me djalin e saj.

Ajo ka thënë gjithashtu që ka frikë se aktori i njohur, nuk do ta njohë më fare.

Shqetësimi i familjes është i madh, veçanërisht nëna e tij, Marlene, e cila emigroi me djalin e saj nga Idar-Oberstein i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1957.

‘Marlene na tha një vit më parë se Bruce ka demencë. Marlene thotë se sjellja e tij është shumë e ngadaltë dhe se agresioni i lehtë është gjithmonë i pranishëm.

Një bisedë normale nuk është më e mundur. Por kjo është normale me pasqyrën e tij klinike’, ka thënë një burim i afërt me familjen për Bild.

Në njoftimet në rrjetet sociale, familja ka bërë të ditur se po qëndrojnë së bashku për 67-vjeçarin, para së gjithash, gruaja e tanishme Emma Heming-Willis dhe ish-bashkëshortja Demi Moore.

Aktori hollivudian u tërhoq nga publiku dhe industria e filmit vitin e kaluar. Në pranverën e vitit 2022, u bë e ditur se ylli i filmave aksion vuan nga një çrregullim i njohur si, afazi.

Tani familja e tij ka njoftuar se heroi i ‘Die Hard’ ka demencë, veçanërisht demencë frontotemporale, e cila mund të çojë në humbje progresive të funksionit të trurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco