Mbështetje për ish-in e ish-it? Komentet e Selena Gomez për Bella Hadid çmendin fansat

Mbështetje për ish-in e ish-it? Komentet e Selena Gomez për Bella Hadid çmendin fansat

17:25, 22/02/2023
A+ Aa A-

 Selena Gomez publikoi një video në TikTok me një filtër të frymëzuar nga ish e-dashura e krijuesit të hitit “Blinding Lights”: Bella Hadid.

Duke shfaqur një hundë të hollë, sy në formë bajame, vetulla të laminuara, quka të frymëzuara nga Hadid-i, Gomez tha: “Pra, emri im është Bella Hadid“, ndërsa zëri i supermodeles luhej në sfond. Mbi video, ylli 30 vjeçar shkroi: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid”.

Image

Fansat menjëherë “u çmendën” mnga videoja e saj, duke pasur parasysh se The Weeknd, ka pasur një lidhje me Bella Hadid, përpara se të niste një romancë me Selena Gomez.

Më pas ajo publikoi një video duke shpjeguar, “Në vend të kësaj, kjo jam unë. Rastësisht i lyeva shumë vetullat e mia. Emri im është Selena Gomez. Shiko, nuk tingëllon as seksi.” Më pas ajo postoi një foto të Bella-s me titullin “#girlcrush”.

Zeshkanet e suksesshme dhe të bukura kanë më shumë të përbashkëta sesa mund të mendojë Gomez. Muzikanti (emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye) ishte në lidhje me Hadid nga prilli 2015 deri në nëntor 2016. Më pas Tesfaye nisi një romancë me Gomez në janar 2017 dhe u ndanë në tetor të atij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco