Një tjetër sherr në 'BBV'! Dea përplaset me Ermionën: Më shkakton gjendje ankthi

Një tjetër sherr në 'BBV'! Dea përplaset me Ermionën: Më shkakton gjendje ankthi

16:42, 22/02/2023
A+ Aa A-

Një tjetër sherr është shënuar në shtëpinë e “Big Brother Vip” këtë mëngjes. Ermiona ka debatuar me Dea Mishel, ku kjo e fundit ka shpërthyer edhe në lot.

“Mua mos më zgjo duke bërtitur se më shkakton gjendje ankthi. Turp të kesh! Është hera e dytë që e bën dhe je njeriu më i pasjellshëm këtu brenda,”-u shpreh Dea.

Shkaku i debatit të tyre është banal, ku Jona e akuzon Dean se i ka nxjerrë rrobat e saj nga lavatriçja. Të bërtiturat e Ermionës janë dëgjuar në të gjithë shtëpinë.

Banorët e tjerë janë përpjekur ta qetësojnë Jonën, por pa rezultat pasi ajo është shprehur se e ka shumë problem t’ja prekin rrobat pa e pyetur.

“Mos më hajdeni si ujqër,”- ka shpërthyer Ermiona.

Toni i lartë i saj ka bërë që Dea të mos durojë më dhe të fillojë të qajë. Olta, i ka shkuar nga pas në përpjekje për ta qetësuar.

“Më lini pak hapsirë,”- ka thënë Dea duke qarë teksa është futur në dhomën e rrëfimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco