Pas daljes nga ‘BBVIP’, Diola dhe Xhonatani vazhdojnë njohjen jashtë

Pas daljes nga ‘BBVIP’, Diola dhe Xhonatani vazhdojnë njohjen jashtë

12:49, 22/02/2023
A+ Aa A-

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Diola Dosti dhe Xhonatani ishin dyshja që u përfolën për një pëlqim të mundshëm mes njëri-tjetrit.

Miëpo gjatë spektaklit dy ish-banorët nuk ndërmorën asnjë hap për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, duke mbetur kështu thjesht miq.

E tashmë duket se dyshja janë të hapur për tu njohur jashtë dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë ata teksa ishin të ftuar në “Ftesë në 5”. Ndër të tjera ata zbuluan se së bashku do të bëjnë dhe një fluturim me parashtutë.

“Nuk jemi takuar me parë pas Big Brother, çështje kohe. Do të bëjmë fluturimin një herë bashkë”, tha Xhonatani, i cili shtoi se do të shkëmbejnë tashmë edhe numrat e tyre të telefonit.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco