Fans i çmendur i Shakirës, pronari i restorantit përzë Pique-n dhe të dashurën e tij

Fans i çmendur i Shakirës, pronari i restorantit përzë Pique-n dhe të dashurën e tij

12:25, 22/02/2023
A+ Aa A-

Që nga momenti kur u zbulua emri i personit me të cilin Gerard Piqué tradhtoi Shakirën, ​​syri i publikut është përqendruar tek ajo.

Gjatë gjithë kësaj kohë Clara Chia Marti nuk ka gjetur rehati nga fansat e Shakirës të cilët e përndjekin kudo.

Teksa çifti janë shkëputur nga rutina dhe kanë vendosur të darkojnë në një restorant, e papritura i ka gjetur.

Dyshja nuk janë lejuar të hyjnë në një restorant shumë të njohur në Spanjë, pasi pronari i tij ishte një fans i çmendur i Shakirës. E për pasojë sipas tij nuk mund të lejonte atë që e tradhtoi të hynte aty.

Në platformën TikTok kanë qarkulluar video të shumta ku vihet re acarimi i Clara Chía-s pas daljes nga restoranti.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga përdoruesit e internetit, pjesa dërrmuese e tyre duket se janë dakord më këtë veprim duke komentuar emoji duartrokitje dhe të qeshura në mbështetje të këngëtares kolumbiane.

Kujtojmë që Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram.

Çifti dukeshin pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco