Kejsi i kërkoi të mos fliste më për të, Stresi zbulon sërish detaje nga ish-lidhja e tyre

Kejsi i kërkoi të mos fliste më për të, Stresi zbulon sërish detaje nga ish-lidhja e tyre

12:10, 22/02/2023
A+ Aa A-

Që prej nisjes së “Big Brother VIP Kosova”, Stresi ka tërhequr shpesh herë vëmendjen e publikut me historitë e marrëdhënies me ish-partneren e tij Kejsin.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, reperi i ka kërkuar falje publikisht apo ka rrëfyer se ajo vuan nga një problem shëndetësor. Pas këtyre deklaratave të Stresit, Kejsi reagoi nëpërmjet një videomesazhi ku i kërkon atij që të mos e përmendi më gjatë spektaklit.

Mirëpo duket se reperi nuk e ka mbajtur fjalën pasi së fundi ai ka folur sërish për ish-partneren ku ka zbuluar disa detaje nga marrëdhënia e tyre dhe sa e mbështetëse në punën që ai bënte.

“Unë kurrë nuk e kisha pritur që Kejsi do të më mbështeste në muzikë, më puthte më thoshte të pres pas koncertit, shko kryej punë, kur u ktheja më zgjonte edhe nga gjumi për të më thënë duhet ta bësh këtë këngë, më jepte ide për këngë dashurie, më ka mbështetur plotësisht në punën time, vinte në koncerte, ishte me shoqet unë këndoja e shihte që femrat mu ofroheshin për të bërë foto, kjo është gjëja më e bukur.

Kur të dilni të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e juaja dhe çdo gjë do të shkoj perfekt, gjëja më e rëndësishme është që duhet ta mbështesin familjet njëri-tjetrin”- tha Stresi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco