'Vëllai i madh' merr vendimin e papritur në mes të spektaklit për ofendimet në rrjet

'Vëllai i madh' merr vendimin e papritur në mes të spektaklit për ofendimet në rrjet

11:48, 22/02/2023
A+ Aa A-

Në “Prime”-n e djeshëm, Arbana Osmani ka njoftuar gjatë se ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit.

Shkak i këtij vendimi janë bërë komentet e shumta bullizuese dhe ofenduese ndaj fansave të banorëve duke i përmendur familjarët e tyre, ku pjesë e tyre është dhe bashkëshortja e Maestros e cila është shtatzënë.

Sipas saj ky vendim do të ndryshojë në momentin kur të shikojë se kjo gjuhë urrejtjeje do të ndalohet.

“Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje”,– ishte njoftimi i Arbanës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco