Astrologu parashikon lidhjen e Luizi-Kiara dhe Kristi-Kejsi jashtë 'BBV'

Astrologu parashikon lidhjen e Luizi-Kiara dhe Kristi-Kejsi jashtë 'BBV'

11:17, 22/02/2023
A+ Aa A-

Astrologu Jorgo Pulla ka folur së fundmi rreth raportit që kanë krijuar mes njëri-tjetirit dy çiftet e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luizi- Kiara dhe Kristi- Kejsi.

Image

Sipas tij mes Luizit dhe Kiarës ka shumë dashuri në marrëdhënie, aq sa lidhja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë pasi çifti janë bërë për njëri-tjetrin tashmë.

“Dashuria nuk njeh Big Brother, nuk njeh ndikime vetëm atë që është e drejtpërdrejtë. Luizi që është Gaforre, është në 10 ditëshin e tretë të shenjës së Gaforres. Në gen merr nga mamaja, arsyeja pse është se ka Hënën. Kemi Kiarën që është Janari, që është Saturni, që ka babain në gen. Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjeter është më familjar, në komunikimin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje”, tha ai për çiftin.

Ndërsa për dyshen Kejsi dhe Kristi, të cilët përgjatë ditëve të fundit janë oarë shumë të afërtm me njëri-tjetrin, astrologu tregoi se ata kombinohen mjaft mirë në mënyrë shoqërore dhe për biznes por nuk i shkon si një lidhje afatgjatë.

“Kristi merr nga gjyshi. Janë pozitiv por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më tepër, se Virgjëresha është vetëkontroll, Luani është i drejtpërsëdrejti, e po u nxeh ikën natën”,– tregoi ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco