Teksa romanca e Kendall Jenner me Bad Bunny-n ka marrë 'dhenë', reagon ish-i i saj, Devin Booker

Teksa romanca e Kendall Jenner me Bad Bunny-n ka marrë 'dhenë', reagon ish-i i saj, Devin Booker

11:01, 22/02/2023
A+ Aa A-

Devin Booker, ish i dashuri i Kendall Jenner ka reaguar pas thashethemeve se ajo dhe Bad Bunny janë në një lidhje.

Ish-basketbollisti ka hequr nga lista e ndjekësve të tij në Instagram modelen, me të cilën ndiqej edhe pas ndarje së tyre.

Edhe Kendall nga ana e saj nuk e ndjek më Devin. Ylli televiziv, 27-vjeçe dhe ish-basketbollisti, 26-vjeç, të cilët u ndanë në tetor të vitit 2022 pas një lidhje dyvjeçare, dërguan një sinjal të qartë se miqësia e tyre ka marrë fund, pasi Kendall u pa duke puthur këngëtarin latin, 28-vjeçar.

Image

Image

Fansat po spekulojnë se romanca e re e Kendall me fituesin e “Grammy”-t ishte arsyeja se përi Booker e bëri një veprim të tillë.

Bad Bunny dhe Kendall Jenner janë kapur mat, pas thashethemeve se janë në një lidhje dashurie. Modelja dhe këngëtari i njohur u panë duke dalë nga i njëjti restorant.

Ylli i “The Kardashians”, 27 vjeç dhe këngëtari i “Tití Me Preguntó”, 28 vjeç, të dy dolën në Wally’s për darkë, por u larguan nga ndërtesa e Beverly Hills, Kaliforni përmes daljeve të ndryshme që të mos fotografoheshin.

“Na është thënë se Justin dhe Hailey Bieber u panë gjithashtu në restorant dhe mund të ketë qenë një takim i dyfishtë,”-u shpreh një burim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco