U pajtuan pak kohë më parë, por Bes Kallaku nuk i kursen kunjat ndaj Ermal Mamaqit

U pajtuan pak kohë më parë, por Bes Kallaku nuk i kursen kunjat ndaj Ermal Mamaqit

17:20, 20/02/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar në emisionin e fundit të ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, veç këngëtarëve Asim Gashi e Besnik Qaka, si të ftuar kanë qenë edhe dy kapitenët e “Zemër Luana”, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, të cilët nuk u kanë shpëtuar pyetjeve pikante. Në banakun e birrave ata duhet të përgjigjeshin ose të pinin me fund një birrë. Ndonse në pyetjet e realizuar nga Lili (aktori Eglein Laknori) një ndër pyetjet për Besin ka qenë: Besi na zbulo emrin e të ftuarit VIP i cili të ka surprizuar për mirë dhe emrin e të ftuarit që të ka dalë e kundërta, që të ka surprizuar për keq këtë sezon në “Zemër Luana”?

“Don Xhoni me Butrint Imerin më kanë surprizuar për mirë, emisioni i parë ka qenë flak.

Ndërsa ai që më ka surprizuar, jo për keq. Por kam pritur më shumë nga Ermal Mamaqi, sa i përket ‘show’, atmosferës së emisionit, por Ermali nga ai që njihja unë ishtë bërë më serioz sa e mbaja mend.”- ka thënë Besi.

Sigurisht nuk kanë munguar as batutat, pasi rikujtojmë se Besi dhe Ermali nuk flisnin pas një kunje të krijuar në “Shiko Kush Luan” e u pajtuan pikërisht me nisjen e “Zemër Luana”, të dyja programet në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco