‘E dashuroj’/ Diola zbulon 77-vjeçarin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën

‘E dashuroj’/ Diola zbulon 77-vjeçarin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën

16:50, 20/02/2023
A+ Aa A-

Deklarata e Diola Dostit, brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ se është dashuruar me një 77-vjeçar bëri bujë të madhe në rrjet. Tashmë që Diola është eleminuar, ka dhënë sqarimin e saj për dashurinë me këtë person misterioz. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking news’, Diola tregoi se bëhet fjalë për Bob Proctor, sipërmarrësin dhe mentorin e njohur amerikan.

Image

Ish-konkurrentja e ‘Big Brother VIP Albania’ tha se ‘dashuria’ për Bob ka nisur që në vitin 2008, atëherë kur lexoi librin e shkruar nga ai, ‘Sekreti’.

"Unë kam thënë që jam person që nuk nisem nga pamja fizike por nga pamja e trurit. Duke cilësuar fjalën sapioseksual, që është një person që dashurohet me inteligjencën e tjetrit. Nuk është fare pjesa fizike. Kam përmendur fillimisht këtë 77-vjeçar, unë e kam thënë 77 por është më i madh në moshë dhe ka vdekur ditën kur është operuar vajza ime. Është një person që ka qënë mentori im dhe unë nuk e kam takuar asnjëherë. Bëhet fjalë për Bob Proctor, një person që e njef e gjithë bota që është një person që jep leksione për zhvillimin personal dhe për biznese. Unë kam që nga 2008 që e ndjek, kam lexuar për herë të parë librin ‘Sekretin’ dhe aty e kam parë për herë të parë emrin e tij."

Mirëpo, Diola zbuloi se Bob nuk është i vetmi i moshuar me të cilin ka thënë gjatë jetës se është dashuruar. Ajo përmendi rastin e Davind Sinkler, me të cilin ka pasur këtë lloj dashurie.

‘Ata që më kanë ndjekur, e dinë se ky nuk është personi i vetëm që unë kam thënë se jam e dashuruar me një 77-vjeçar. Unë kam thënë edhe për David Sinkler, i cili është ai që ka shkruar një libër që flet sesi të jetojmë më gjatë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco