Ylli televiziv, Dan Walker pëson lëndime të rënda nga aksidenti me biçikletë

Ylli televiziv, Dan Walker pëson lëndime të rënda nga aksidenti me biçikletë

15:32, 20/02/2023
A+ Aa A-

Dan Walker ka pësuar lëndime të rënda pas një aksidenti me biçikletë.

Ylli televiziv ndau fotografi nga lëndimi që pësoi në fytyrës këtë mëngjes duke pranuar se ishte “i lumtur që ishte gjallë”.

Ish prezantuesi 45-vjeçar i BBC Breakfast tregoi fytyrën e tij të ënjtur dhe të gjakosur teksa ishte shtrirë në një ambulancë teksa po merrte kujdesin e nevojshëm mjekësor, transmeton The Sun.

Mësohet se ai ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas nga një makinë tjetër. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e policisë dhe ambulanca.

“Pak një aksident këtë mëngjes. I lumtur që jam gjallë pasi u godita nga një makinë teksa isha me biçikletën time. Fytyra është një rrëmujë, por nuk mendoj se kam diçka të thyer”, tha ai në një postim në Twitter.

Detajet e aksidentit nuk dihen ende, por disa fotografi nga aksidenti janë realizuar edhe në një automjet të Shërbimit të Ambulancës në Yorkshire.

Theksojmë që gazetari u largua nga BBC në maj pas gjashtë vitesh për një rol të ri në Channel 5.

Para se të largohej, ai ndihmoi në mbulimin e Kupës së Botës FIFA 2010, Olimpiadën e Rios 2016 dhe Olimpiadën e Tokios 2020. 

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco