Diskutimi Valbona-Armaldo: Olta të dha urdhër ty

Diskutimi Valbona-Armaldo: Olta të dha urdhër ty

11:45, 20/02/2023
A+ Aa A-

Ndarja e roleve për shfaqen “Pallati 176” krijoi debat në shtëpi.

Valbona ishte njëra prej banorëve e cila tha se nuk ka dëshirë të jetë pjesë e shfaqes, pasi ajo dëshironte të bënte rolin e Elsës.

Ky rol në fakt, do luhet nga Deamishel dhe të gjithë banorët u dakordësuan për këtë gjë, përveç Valbonës.

Kjo e fundit debatoi me Armaldon, pasi i tha atij se kishte dëshirë të bëntë një rol me të. Armaldo u shpreh se ai ka zgjedhur “Perikliun” dhe se nuk mund të interpretojë dy role sepse është shumë e lodhshme dhe do kohë.

Valbona i tha Maestros se atij ia përcaktoi rolin Olta dhe se ai nuk e zgjodhi vetë. Kjo e fundit shtoi se po bëhet një pragjykim në ndarjen e roleve.

Sipas Valbonës, nuk është e thënë që roli i Elsës të bëhet doemos nga një vajzë e re dhe fakti që ajo nuk u “lejua” ta bentë atë rol, e shtynë të mendojë se në shtëpi paragjykohet mosha e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco