E trishtë/ Ndahet nga jeta babai i konkurrentit të BBV

E trishtë/ Ndahet nga jeta babai i konkurrentit të BBV

22:49, 15/02/2023
A+ Aa A-

Babai i gazetarit Ronaldo Sharka ka humbur jetën.

Ka qenë vetë Sharka që ka ndarë lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Disa javë më parë, teksa ishte pjesë e shtëpisë së BBVIP, Ronaldo ka folur për sëmundjen e të atit. Ai ka treguar se babai vuante nga tumori.

“Dy muaj para se të futesha këtu ka qenë në sallë operacioni nga ora 9 e mëngjesit deri në 7 të darkës nga kanceri“, u shpreh Ronaldo më 31 Dhjetor për babain e tij.

Image

Megjithatë, pavarësisht sëmundjes së rëndë, i ati nuk ngurroi të surprizojë djalin e tij në shtëpinë e famshme. 

Në prime-in e djeshëm të BBVIP, drejtuesja e emisionit Arbana Osmani tha se babai i Ronaldos gjendej në reanimacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco