Krizë? Ç'po ndodh me çiftin Chiara & Fedez pas puthjes në Sanremo

Krizë? Ç'po ndodh me çiftin Chiara & Fedez pas puthjes në Sanremo

15:46, 15/02/2023
A+ Aa A-

Marrëdhënia mes Chiara Ferragni-t dhe reperit Fedez nuk është në ditët e saj më të mira...ose së paku, kështu duan ata që ne të mendojmë.

Nëse nuk jeni përditësuar me çfarë ndodhi në finalen e festivalit të Sanremos: Rosa Chemical, teksa performonte, iu afrua Fedez-it, bashkëshortit të Chiara Ferragni-t (e cila prezantoi spektaklin) dhe e tërhoqi në skenë.

Në fund të këngës, reperi puthi Fedez-in në buzë…me shumë pasion. “Non ho parole” (S’kam fjalë) tha Chiara kur u shfaq në skënë. Fill pas reklamave, Fedez u ngjit në skenë pranë bashkëshortes duke bërë disa gjeste sikur justifikojnë veten. Chiara la të nënkuptuar se ishte e tensionuar dhe aspak dakord me veprimin e tij.

Fill pas përfundimit të festivalit, Chiara nisi të publikonte foto, video, falenderime për të gjithë njerëzit që i qëndruan pranë gjatë festivalit. Fedez nuk u duk askund. Nga ana tjetër, edhe reperi nuk ka publikuar foto me bashkëshorten.

Disa burime thonë për mediat italiane se atmosfera nuk është aspak paqësore në shtëpinë e The Ferragnez, sepse puthja me Rosa Chemical, përtej pikëpamjes emocionale, e preku Chiara-n në nivel profesional.

Me pak fjalë, Fedez u diskutua në 3 nga 5 netët e Sanremos: fillimisht kritikoi qeverinë, pastaj i kërkoi kryeministres që të legalizonte martesat brenda të njëjtit seks dhe në fund, puthi Rosa Chemical. Gjithë këto ngjarje bënë që Fedez të përflitej në media. Ai, jo gruaja e tij e cila po përjetonte një nga eksperiencat më të rëndësishme në karrierën e saj.

Por, ekziston edhe një teori e fundit: e gjitha është marketing. Me fjalë të tjera, çifti është kujdesur të krijojë zhurmë deri në transmetimin e dokumentarit “The Ferragnez 2”, ku Chiara do të tregojë përgatitjen për në Sanremo dhe momentet e Fedez në skenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco