Luizi surprizoi Kiarën për Shën Valentin, Butrint Imerit tërheq vëmendjen me ‘reagimin’ e tij

Luizi surprizoi Kiarën për Shën Valentin, Butrint Imerit tërheq vëmendjen me ‘reagimin’ e tij

13:47, 15/02/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme gjatë “Prime”-t të “BBVIP”, Luiz Ejlli ka surprizuar Kiarën me rastin e Shën Valentinit i cili ishte dhe i pari për çiftin brenda shtëpisë.

Ai i kishte dedikuar një këngë romantike moderatores të cilën e këndoi gjatë mbrëmjes ku përpos saj i bëri dhe dhuratën e tij të parë e cila ishte një byrzylyk. E përlotur dhe plot emocione Kiara u shpreh se ishte shumë e lumtur ku nuk munguan as puthjet mes njëri-tjetrit.

Image

Mirëpo pas kësaj surprizë të veçantë në “BBVIP” nga jeta jashtë ka ardhur dhe reagimi i Butrint Imerit i cili ka pasur një lidhje me Kiara Titon disa vite më parë.  Këngëtari i cili ndodhet në Itali, publikoi një video në InstaStory ku krahas saj shkruan: ‘Gëzuar Shën Valentinin’. Por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte gjesti i këngëtarit ku ngre një dolli dhe më pas bën edhe gishtin e mesit.

Image

Më tej Butrinti publikoi dhe një foto ku nuk shihej shumë i buzëqeshur dhe duket se nuk e ka përjetuar dhe aë mirë romancën e Kiarës dhe Luizit brenda “BBVIP”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco