'Kujdes gruan se do ta ngacmojë'/ Bledi dhe Maestro debatojnë ashpër

'Kujdes gruan se do ta ngacmojë'/ Bledi dhe Maestro debatojnë ashpër

09:36, 14/02/2023
A+ Aa A-

Armaldo dhe Bledi janë përplasur gjatë ditës së sotme, fillimisht për shkak të Valbonës, e më pas kanë risjellë në vëmendje komentin e Maestros për “qëllimin” e Bledit në “BBV.”

Sa i përket Valbonës, Maestro shprehu se Bledi e ka nxitur Valbonën kundër tij, pas vendimit të tij për të mos e futur Bonën në “burg”. Fjalia e Maestros, “çfarë e duam Bonën”, nuk u prit mirë nga ajo dhe banorët e tjerë, përfshirë edhe Bledin e gjykuan si të gabuar fjalinë e tij.

Që kur Bledi u bë pjesë e “BBV”, Maestro i tha Luizit se ai ka hyrë me qëllimin që ta sulmojë atë, në kuadrin e lojës, duke shtuar se do të përdorë pikën e tij të dobët, Kiarën. Kjo u rikthye në vëmendje sot nga Bledi, i cili iu drejtua me fjalë të ashpra Maestros.

Pjesë nga debati:

Bledi: Ti ke thënë poshtërsinë më të madhe në “BBV”. Kur unë isha në kreavt, ti i the Luizit “kujdes gruan”, për Kiarën. Është më e ndyra, ti ndoshta je rritur në një ambien që ngacmoni gratë e shokëve, por unë nuk i bëj këto gjëra.

Armaldo: Nuk mund të më provokosh mua duke më thënë që jam mësuar në familjen time duke ngamuar gratë e shokëve. Mati fjalët që nxjerr nga goja. Ti ke fryrë Bonën kundër meje dhe ke ndikuar tek ajo. I kam thënë “ruaj Kiarën se do e ngacmojë” ia kam thënë në kuptimin e lojës.

Bledi: Fantazia jote perverse funksionote në mënyrën më të poshtër, kur unë lëngoja në krevat.

Maestro sqaroi edhe për banorët e tjerë, të cilët e kishin marrë në kuptimin negativ “këshillën” e tij për Luizin, se konotacioni i fjalisë së tij nuk ishte negativ dhe se ka qenë në kuadër të lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco