Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rikthehet në vëmendje debati Luiz-Tea, përfshihen edhe banorët e tjerë

Rikthehet në vëmendje debati Luiz-Tea, përfshihen edhe banorët e tjerë

21:22, 11/02/2023
A+ Aa A-

Ofendimet e Luizit dhe Teas ndaj njëri-tjetrit, u rikthyen në vëmendje nga kjo e fundit. Luizi po diskutonte me Dean, për t’i kërkuar sërish ndjesë për ofendimet që i ka bërë, kur Tea vendosi të ndërhyjë duke ndezur një debat.

Përgjigja e Luizit ishte: “Është vonë për të luajtur, ti sonte ikën. Kur të dalësh më shaj sa të duash, më bëj për “dy lekë”, teksa shtoi edhe ofendimet që i ka bërë Tea. Kjo e fundit bëri të njëjtën gjë, teksa shtoi: “Nuk të kam sharë këtu brenda, ato që i kam thënë i ke merituar.”

Në një tjetër diskutim mes Luizit, Oltës dhe Maestros, u përfshi edhe veshja e Teas në Prime.

“Nuk merrem me pamjen e jashtme, por Tea jashtë ka qenë aktive në rrjetet sociale. Ajo e ka armë të vetën, le ta përdorë, por ta pranojë. Mos të thotë “më erdhi fustani i ngushtë dhe i çarë”. Edhe thotë “pse shikon aty”, po për çfarë i ke veshur?”-tha Luizi.

Edhe Kiara pati një diskutim me Tean:

Kiara: Fjalët që ke thënë në ekran janë shumë të rënda. Unë mendohem disa herë para se të them një gjë, ne japim shembull për të tjerët. Po ta them si këshillë.

Tea: Mua nuk mi ul vlerat kjo. E di që nuk është etike, por si të reagoj unë? Ti ma thua mua, por duhet të ia përsërisësh djalit me të cilit ndan krevatin. Nuk krahasohet një fjalë e imja me gjërat e tij. Ti (Kiara) ke marrë punë të madhe mbi shpatulla.

Kiara: Kam marrë një rrezik të madh, e di. Unë e di që ai ka një anë shumë të mirë që dua t’ja nxjerr në pah. Mërzitem ndonjëherë se nuk më kuptoni. Ju ka rastisur besoj të njihnin njerëz që nuk kanë qenë perfektë dhe jeni munduar t’i ndryshoni. Deri diku jam përpjekur që ta ndryshoj.

Armaldo: Edhe unë ka shumë gjëra që i vë re (te Tea), por nuk i shpreh, nuk flas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco