Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj rikthehen bashkë si aktore në serialin “Sha je be tu folën”

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj rikthehen bashkë si aktore në serialin “Sha je be tu folën”

18:00, 11/02/2023
A+ Aa A-

Seriali “Sha je be tu folën”, vazhdon të mbetet ndër serialet më të preferuara të momentit.

Skenari origjinal dhe kasti i aktorëve të serialit, kanë bërë që skeçet e tij të pëlqehen nga publiku dhe të shpërnahen gjithandej në rrjetet sociale.

E kur jemi te realizimi, duket se aktorët e kanë pasur shumë më të lehtë, ngase shumica prej tyre kanë qenë më parë pjesë e një tjetër seriali të përbashkët, “O Sa Mirë”.

Atyre do t’iu bashkangjiten shumë shpejt edhe bukkuroshet Arta Nitaj dhe Arta Elezaj, të cilat gjithashtu kanë qenë pjesëmarrëse në “O Sa Mirë”.

 

Ka qenë bukuroshja nga Peja, ajo e cila e ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shfaqet me Artën tjetër, teksa së bashku etiketojnë “Sha je be tu folën”, duke lënë të nënkuptohet se po rikthehen në serial.

Se ato do të jenë pjesë e serialit, kjo gjë u bë e ditur edhe nga vet faqja e “Sha je be tu folën” në Instagram, e cila publikoi një fotografi të kastit të plotë të aktorëve, ku prezente shiheshin edhe bukuroshet Nitaj dhe Elezaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco