Sanremo 2023: Të ftuarit dhe surprizat që priten të ndodhin këtë finale

Sanremo 2023: Të ftuarit dhe surprizat që priten të ndodhin këtë finale

15:13, 11/02/2023
A+ Aa A-

Që nga dita e martë, ku startoi edhe festivali i këngës italiane Sanremo me në krye Amadeus-in e deri më sot ku pritet të mbahet edhe finalja e madhe artistët italianë kanë dhuruar mjaft emocione te publiku.

Image

Përballë 28 këngëve, audienca është e detyruar të zgjedhë atë të preferuarën e cila automatikisht do të përfaqësojë Italinë në Eurovizon, duke rrëmbyer kështu kupën e fitores.

Ja çfarë pritet të ndodhë natën e sotme, në finalen e madhe të Sanremos:
 
Në mbrëmjen finale të Sanremo 2023, Chiara Ferragni do të kthehet sërish në skenë për të mbështetur Amadeus dhe Gianni Morandi.

Të 28 emrat e mëdhenj të garës do të performojnë këngët e tyre, ku pritet qe në “Top 5” e preferuar të shpallet edhe fituesi i këtij viti të Sanremos.

Depeche Mode , Gino Paoli dhe Ornella Vanoni do të jenë të ftuarit special, sipas ftesës së drejtorit artistik Amadeus. Aty do të jetë edhe Luisa Ranieri.

Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky thuhet se kishte përgatitur një videomesah i cili në momentin e fundit është anuluar, por jo plotësisht. Mesazhi i paqes tashmë do të jetë i shkruar në një fletë të bardhë të cilën vetë Amadeusi do e lexojë përballë publikut italian, për të shmangur konflikte të mëtejshme.

Me këtë rast, grupi ukrainas Antytila do të dhurojë një performancë muzikore.

Klea Sula/ Syri.net
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco