S’i pëlqen aspak Vivien, Arbenita nuk përmban dot veten në rrjete sociale

S’i pëlqen aspak Vivien, Arbenita nuk përmban dot veten në rrjete sociale

14:51, 10/02/2023
A+ Aa A-

Përplasja mes dy vjazave, Xhulit dhe Vivit në “Big Brother VIP” Kosova, ishte ngjarja më e komentuar e ditës së djeshme që e ka ndarë publikun në dy anë.

Debatet e tyre nisën rreth dy javë më parë pasi vajzat komentuan romancat e njëra tjetrës në “BBV”. Xhuli i tha Vivit se “është në lojë nga Getinjo”, ndërsa Vivi i tha asaj se “Athdheu e la ‘live’ në emision”.

Së fundmi vajzat i janë rikthyer debateve, ku përplasja që patën nisi për punët e shtëpisë, për të vijuar me fjalë më të rënda.

Modelja Arbenita Ismajli, që deri tani s’kishte dhënë asnjë koment mbi lojën e lojtarët, ka bërë për herë të parë reagimin e saj publik duke treguar se nuk e simpatizon aspak Vivin. Arsyeja ende nuk dihet.

Në InstaStory, ajo ka shpërndarë foton e Vivien, duke i shtuar emojin e një palaçoje, një djalli dhe një bretkose.

Image

Rikujtojmë se komenti i Vivit, “do dalësh nga këtu, po ku do shkosh pastaj”, solli një reagim të ashpër nga Juli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco