Sanremo/ Instrumentisti shqiptar përkrah Ana Oxa-s, tregon prapaskenat e festivalit

Sanremo/ Instrumentisti shqiptar përkrah Ana Oxa-s, tregon prapaskenat e festivalit

12:01, 10/02/2023
A+ Aa A-

Edicioni i 73-të i Sanremos ka startuar ditën e martë dhe finalja pritet që të mbahet këtë të shtunë, ku deri më tani kanë performuar artistët itaianë më në zë të momentit.

Sigurisht, që edhe këtë edicion nuk kishte si të mungonte pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, ku instrumentisti i njohur Iljard Shaba do të performojë krahë artistes shqiptare me famë botërore, Ana Oxa.

I ftuar në ‘Shqipëria Live”, Iljardi ka treguar se si Ana e kishte kontaktuar dhe fillimisht ishte ishte Ardit Gjebrea, miku i ngushtë i artistes i cili e ka sugjeruar.

Deklarata e plotë:

“Këngëtarët mund të zgjedhin këngën e dikujt tjetër, ose një këngë të vetën e cila është e kënduar vite më parë. Në rastin e Anës, ajo zgjodhi një këngë të sajën që e ka kënduar në vitin 1978, dhe performancën do ta ndajë së bashku me mua. Një miku i ngushtë ndërhyri te Ana, ishte Ardit Gjebrea në fakt dhe dua ta falenderoj. Ai u bë sebep kryesisht sepse i dha disa sugjerime ku kryesori isha unë. Në disa video Ana më pa dhe mendoj që performanca më e veçantë mund të ishte me mua.

Personalisht me duket shumë e shoqërueshme dhe pozitive si njeri, ndonëse nuk kemi pasur shumë kontakte. Unë e takoja shumë pak dhe këto takime kane ndodhur gjatë provave. Performanca është një përshtatje me stilin e Anës, pasi kënga është riorkestrar dhe gjatë momentit kulmor të këngës më është dashur që të bëj një përshtatje me violinçei në studion time.

Për mua si artist është një vlerësim dalja në Sanremo, sepse është një festival i cili del jashtë kufijve të territorit shqiptar. Momenti im në këngë do të jetë solo pra instrumental, ndërsa Ana do të ketë disa iso të larta. Pas përfundimit të Sanremos jam shumë kurizoz se çfarë impakti do të ketë në karrierën time pjesëmarja në këtë festival, duke qenë hera ime e parë në krahët e një artistee të famshme. Do të ruaj sigurisht identitetin tim, do e shijoj sigurisht si eksperiencë dhe jam i hapur ndaj bashkëpunimeve”-është shprehur ai.

/Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco