Sanremo 2023/ Francesca Fagnani: Monologu im sjell realitetin, zgjedhja e Chiara Ferragni-t e duhura

Sanremo 2023/ Francesca Fagnani: Monologu im sjell realitetin, zgjedhja e Chiara Ferragni-t e duhura

15:00, 09/02/2023
A+ Aa A-

“Kam përjetuar gëzime dhe dhimbje si gjithë të tjerët, nuk ndihem simbol i diçkaje. Unë sjell një temë që është shumë e dashur për mua. Ndihem e privilegjuar sepse ngjitem në atë skenë por edhe sepse kam pasur mundësinë të studioj në jetën time, gjë që më ka lejuar të zgjedh profesionin që dua. Shkolla është tema qendrore dhe u referohet fëmijëve që kanë bërë një gabim dhe që po paguajnë për të”- u shpreh Francesca Fagnani prezantuese e natës së dytë Sanremo.

Françeska Fagnani e emocionuar tregoi temën e që do të sjellë në skenën e Ariston mbrëmjen e djeshme, në debutimin e saj si bashkëprezantuese.

Image

Duket se temat e gjedhura nga ajo dhe Chiara Ferragni, blogerja e njohur italiane e cila prezantoi natën e parë Sanremos nuk janë shumë të ngjashme.

Ferragni kishte zgjedhur që veshjet e saj të mbartin nje mesazh domethënës lidhur me seksizmin si dhe luftën e grave ndaj komenteve dhe sjellje vulgare të meshkujve ku dhe vetë ajo rrëfeu se kiste përjetuar dhunë psikologjike.

Megjithatë, Francesca ka një koment lidhur me prezantimin e koleges së saj.

Image

Ajo ka treguar se: "Chiara nxori një butësi shpirtërore që na bënte mirë të gjithëve. Unë nuk e gjeta atë të shkujdesur. Ajo ishte dukshëm e emocionuar dhe dukeq enë se fusha e saj është moda edhe zgjedhjet e veshjes ishin të duhurat duke bërë që ‘rrobat e saj të flisnin’, pra mbartin një mesazhe të mëdha. Një zgjedhje e saktë. Më pëlqeu! ​Për një person që është qendër të vëmendjes, të flasësh për veten e tij është një akt i guximshëm”. 

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco