Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Getoar Selimi bën rrëfimin prekës: Kur lindi vajza mësova sëmundjen time

Getoar Selimi bën rrëfimin prekës: Kur lindi vajza mësova sëmundjen time

09:41, 06/02/2023
A+ Aa A-

Getoar Selimin rrallë e kemi parë në intervista, ndërsa së fundmi ishte i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës.

Getoar Selimi ishte i ftuar në emision së bashku me kolegun e tij, MC Kresha.

Dy reperët janë vendosur përballë në një sfidë përsa i përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër.

Teksa dy vogëlushet u bënin pyetje, një ndër pyetjet për Getin ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë? Për herë të parë Geti ka treguar se teksa

Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë për të cilën sot është gjithçka në rregull, ama në momentin e parë që ka marrë Marget në krah ka harruar çdo gjë dhe ka menduar se çdo gjë do shkojë në rregull.

Ka qenë ky një moment mjaft emocionues, edhe pse Geti nuk ka dashur ta prek më tej këtë moment, gjithsesi ishte një rrëfim tepër i ndjerë.

Epo anën më të ndjeshme të tij, vetëm Marget duket se ia nxjerr Getoarit!

Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.

“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- u shpreh ajo për “T7”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco