Flet Xhoni, pas eliminimit: Nëse do isha agresiv, do kisha qëndruar më gjatë

Flet Xhoni, pas eliminimit: Nëse do isha agresiv, do kisha qëndruar më gjatë

23:03, 04/02/2023
A+ Aa A-

Xhonatani la shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e sotme.

Në studio, ai tha se tipi dhe karakteri i tij e penalizoi. Sipas tij, nëse do ishte agresiv apo do ofendonte si disa, do kishte qëndruar akoma. Por, duke qenë se këtë gjë  nuk e ka në tip, kjo gjë e penalizoi, sipas tij.

Zhaklin: Hyrja dhe dalja jote nuk të dha mundësi që të shpalosje Xhonatanin e vërtetë.

Xhoni: Jam dakord me mendimin tënd, të paktën njoha disa njerëz të mirë aty brenda.

Arbër: Do doja të të kisha parë më të gjallë në shtëpi. Më të përfshirë. Nuk do të thotë domosdoshmërit që të jesh agresiv, por thjesht i përfshirë. Në fakt, në nominim dole me dy lojtarë shumë të fortë.

Xhoni: Tek e fundit, jam me fat që njoha disa njerëz të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco