Pasi u përmend për një lidhje me Juliana Nurën, thyen heshtjen Noizy

Pasi u përmend për një lidhje me Juliana Nurën, thyen heshtjen Noizy

14:00, 04/02/2023
A+ Aa A-

Reagon për herë të parë i dashuri që po e pret Xhulin jashtë,  i cili u bë temë diskutimi në Big Brother Vip Kosova.

Image

Noizy u përfshi indirekt edhe mbrëm në “prime” të Big Brother VIP. Tema që ndezi debat ishte e rrobave në adresë të Stresit që shkaktoi zemërimin e Julit. Juli indirekt pretendoi se ka pasur një lidhje me personin në fjalë dhe rrobat i ka dizejnuar bashkë me të.

Stresi në spektakël i tha Noizyt ti dërgojë sa më shumë rroba sepse “janë ka mbyten për të”. Noizy ka bërë një reagim duke pëlqyer këtë postim në faqen e Big Brother VIP.

Image

Mesa duket ai është rreshtuar me Stresin, të cilin e ka përkrahur që nga dita e parë, teksa për Julin nuk ka pasur as edhe një koment të vetëm. Ndonse Juliana ka nisur një romancë me Atdheun, ajo ka diskutuar sërish me Mbresën ku shprehej se ka udhëtuar me Noizyn dhe ka kaluar kohë nuk kanë qenë te lidhur por ka patur një ndjenjë.

Image

Por sapo u transmetuar kjo bisedë, Atdheu ka vendosur të heq dorë nga marrëdhënia me Julianën. Madje ai është shprehur se është i sigurt që Juliana do vazhdojë historinë jashtë kështu që ai heq dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco