E quajti Luizin 'shtazë', Kiara ia tregon vendin Amosit

E quajti Luizin 'shtazë', Kiara ia tregon vendin Amosit

12:40, 04/02/2023
A+ Aa A-

Gjatë sfidës së rezistencës, Luizi dhe Armaldo gjetën një “rrugë alternative” për të kryer nevojat e tyre personale.

Ata urinuan para të gjithëve, duke u mbuluar me një batanije duke qenë se ishin në lojë dhe nuk lëviznin dot. Ky veprim Amosit i është dukur shumë i ulët, aq sa e ka barazuar me një sjellje kafshërore.

“Kushdo që urinon dhe e bën atë gjë në sy të të gjithëve, reflekton sjelljen e një kafshe. Ka diçka që e diferencon njeriun nga kafsha dhe kjo është llogjika,”-u shpreh aktori.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Kiara Tito e cila është shprehur se sado jo dakord të jetë me veprimin e Luizit, nuk duhet ofenduar. Madje e quajti Amosin fallco, pasi sipas saj ai po krijon debat kot për të rënë në sy.

“Edhe unë nuk jam dakord me atë që bëri Luizi, ama nuk i thashë asnjë lloj gjëje, sepse është e drejta e tij të zgjedhë ta bëjë lojën si ta dojë ai. Jo për ta mbrojtur, se edhe unë vetë nuk do ta kisha bërë atë gjë. Po ti çne u zgjove që pas ditës që këto të thanë futu në lojë. Më shqetëson fakti që je shumë fallco,”-tha Kiara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco