Tjetër dron ngrihet në qiell për Luizin, ja çfarë shkruhet në të

Tjetër dron ngrihet në qiell për Luizin, ja çfarë shkruhet në të

09:59, 04/02/2023
A+ Aa A-

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga banorët më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe këtë gjë e vërtetojnë fansat e tij çdo ditë e më shumë.

Megjithëse produksioni e ka ndaluar, për Luizin së fundmi është ngritur një tjetër dron. “Ta hëngsha zemrën se na kënaqe,”-shkruhet në dronin i cili është nisur drejt Luizit.

Vetëm disa ditë më parë dy drone të tjerë në pak minuta u dërguan sërish mbi shtëpinë e “Big Brother Vip” për Luizin.

Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”.

Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.

Tanimë nuk ka vend ku nuk flitet për fenomenin “Luiz”. Mbështetja e fansave për artistin shumë mirë është reflektuar edhe në Instagramin e tij, i cili nga “inekzistent” numëron qindra, mijëra ndjekës sot.

Kur hyri në “Big Brother Vip” ai ishte një “i panjohur” në rrjetet sociale, ndërsa sot kur ka kaluar një muaj numëron mbi 350K ndjekës në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malsori kurv & lleshas04/02/2023 10:52

Katunaret e dun pjellen e vet , .......tashme agro turizmi eshte shtrire ne çdo cep dhe sofër te shqyptarise ,....o zot çfar nuk mban kjo tokë

Shto koment

Denonco