Letra e rrallë e ndarjes që Marlin Brandon i ka shkruar ish të dashurës del në ankand

Letra e rrallë e ndarjes që Marlin Brandon i ka shkruar ish të dashurës del në ankand

09:23, 04/02/2023
A+ Aa A-

Një  letër e shkruar me dorë e dërguar nga Marlon Brando për t'u ndarë me të dashurën e tij franceze në fund të viteve 1940 mund të arrijë deri në 15,000 dollarë në ankand.

Letra e rrallë i drejtohej Solange Podell, dashuria e Brandos kur ai ishte një yll i Broadway-it.

 Ankandi RR i Bostonit është përgjegjës për shitjen online, e cila përfundon më 9 shkurt.

Në mesazhin e mbushur me gabime drejtshkrimore, Brando shkruan se  "nuk je ti, jam unë" teksa tentoi t'i jepte fund lidhjes me balerinën dhe aktoren miqësisht.

"Me qëllim që të mos më mendoni se jam një harbut, po ju shkruaj këtë letër për t'ju shpjeguar se për shkak të një temperamenti të çrregullt, fluturues, dëshiroj të mos i poshtëroj dhe degradoj ndjenjat tuaja duke ju parë vetëm ju sipas disponimit tim”, shkruan ylli i “Tangos së fundit në Paris” me laps në tre faqe në dy fletë ngjitur.

"Ju lutem pranojeni këtë letër me zemër të hapur, pasi është shkruar me sinqeritet të plotë. Më vjen keq që nuk mund jam përpjekur më shumë për të qenë më i dashur dhe pak më i përputhshëm. Intuitat e mia ishin pa të meta, por emocionet e mia, fatkeqësisht, e paqëndrueshme. Unë do t'ju kujtoj me dashuri, respekt dhe vlerësim. Kur të takohemi në Francë (ndoshta në tetor) besoj se sjellja ime do të jetë prej të rriturit."

Brando nënshkroi letrën përpara se të shtonte në një postshkrim: "Ju lutemi jepni mirënjohjet e mia më të mira nënës suaj, nëse ajo do t'i pranojë ato."

Sipas listës së ankandit , Brando dhe Podell u takuan në vitin 1947 pasi ajo u ftua në prapaskenë gjatë një produksioni të "Një tramvaj me emrin Dëshira" në të cilin ai luajti Stanley Kowalski përballë Blanche DuBois të Jessica Tandy.

Pas ndarjes së tyre, Brando u përqendrua në ëndrrën e tij për yllin e Hollivudit, ndërsa Podell iu drejtua fotografisë, duke studiuar me Richard Avedon. 

Brando fitoi dy Oscar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në "On the Waterfront" dhe "The Godfather".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco