Armaldo merr ‘frerët’ e lojës në dorë! Çfarë po planifikon ai për të shtunën?

Armaldo merr ‘frerët’ e lojës në dorë! Çfarë po planifikon ai për të shtunën?

19:43, 03/02/2023
A+ Aa A-

Në një bisedë me Luizin, së fundmi Armaldo Kllogjeri i njohur si Maestro ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke u shprehur se prime-in e të shtunës do të bëjë diçka që do ta ndryshojë lojën brenda shtëpisë së “BBV” plotësisht.

“Unë të shtunën do të mbajë një qëndrim. Që ta bëj lojën më të fuqishme. Ta bëj më drithëruese. Ta bëj lojën më kureshtare. Edhe këtë duhet ta bëj në prime. Edhe nëqoftëse nominohem, prap do ta bëj, do ta them. Kjo do të jetë surpriza e prime-it për mua,”-deklaroi Armaldo.

Nga ana tjeter më herët Aida Kllogjeri, bashkëshortja e Armaldos ose siç preferojnë ta thërrasin të gjithë brenda shtëpisë së “BBVA”, “Maestro”, ishte e ftuar në një intervistë.

Ajo u përlot sapo pa disa video të Armaldos brenda shtëpisë dhe pranoi se për shkak të gjendjes emocionale nga shtatzënia, kaq qarë shpesh këto kohë. Ajo tregoi se janë njohur në 2006 dhe fillimisht është dashuruar me zërin e tij. Për puthjen e parë u deshën 6 muaj, por Maestro ia doli t’ia fitonte zemrën shumë më shpejt se aq.

Sa i përket lojës brenda në BBVA, Aida parashikoi një “goditje” nga Olta për Armaldon, ndërsa theksoi se vetë ai është njeri që do të mbaje marrdhënie të mira si me Luizin, Oltën e banorët e tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco