'Dashuri në distancë', Getinjo e kujton në këtë mënyrë Vivienin

'Dashuri në distancë', Getinjo e kujton në këtë mënyrë Vivienin

10:47, 30/01/2023
A+ Aa A-

Pothuajse një javë më parë reperi Getinjo vendosi papritur të ndërpresë me vullnetin e tij të plot garën e “Big Brother VIP Kosova”. Ai tha se ishte tepër i bindur se ky vendim ishte për të mirën e tij, pasi nuk ishte futur në “BBVK” për të fituar.

Gjatë rrugëtimit të tij në “BBVK” Getinjo krijoi një romancë me një tjetër banore, Vivien Thanon. Kjo e fundit është akoma pjesë e lojës.

Vivien e përjetoi me lot sigurisht vendimin e Getit për t’u larguar, pasi për një kohë derisa loja e saj të zgjasë do të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Së fundmi Getinjo e ka “kujtuar” të dashurën e tij duke ndarë një foto teksa dukeshin të përqafuar me njëri-tjetrin, brenda ambjenteve të shtëpisë, gjatë kohës kur reperi ndodhej brenda.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco