Marc Anthony martohet me ish-konkurenten e Miss Universe

Marc Anthony martohet me ish-konkurenten e Miss Universe

10:10, 30/01/2023
A+ Aa A-

Marc Anthony dhe 23 vjeçarja Nadia Ferreira kanë kurozuar dashurinë e tyre në martesë.

Çifti u martuan në Muzeun e Artit Perez në Miami të shtunën mbrëma, me të ftuar përfshirë David Beckham, Salma Hayek, Maluma, Romeo Santon, Eva Longoria Marco Antonio Solís dhe Lin Manuel Miranda. sipas revistës "Hola!".

Mark Anthony dhe e dashura e tij Nadia Ferreira u fejuan në maj të vitit 2022 .

Muzikanti 53-vjeçare dhe ish-konkurrentja 23-vjeçare e Miss Universe njoftuan fejesën e tyre gjatë një feste në restorantin Sexy Fish në Miami dhe Ferreira postoi një foto të unazës së saj të madhe diamanti në Instagram.

Këngëtari i “I Need You To Know” është martuar gjithsej katër herë, përfshirë edhe këtë me modelen e re. 

Në vitin 2000, Anthony u martua me aktoren Dayanara Torres, me të cilën ka dy djem. 

Pas katër vitesh ai u martua me Jennifer Lopez, dhe kanë dy binjakë Max dhe Em. 

Më pas ai u martua me modelen Shannon de Lima në vitin 2014.

Çifti u nda dy vjet më vonë dhe finalizuan divorcin në vitin 2017.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco