Këto pulovra ju fshehin nga kamerat e sigurisë!

Këto pulovra ju fshehin nga kamerat e sigurisë!

12:05, 26/01/2023
A+ Aa A-

Një firmë italiane e modës ka lançuar koleksionin e saj të ri të kostumeve sportive, të cilat pretendon se mund të fshehin njerëzit nga kamerat e sigurisë.

Cap-able e përshkruan koleksionin e saj të quajtur Manifesto si "një algoritëm i përshtatshëm për të mbrojtur identitetin tuaj. "

Image

Bluzat e nxjerra si pjesë e koleksionit shiten për 252 £, pulovrat për 370 £ dhe tutat.

Sipas deklaratës së Cap-able, teknologjia e përdorur mashtron inteligjencën artificiale, duke parandaluar që kamera e sigurisë t'ju zbulojë ose duke i lejuar kamerat t'ju vlerësojnë në kategorinë e gabuar si 'kafshë'. 

Image

Shembujt që përdor kompania përfshijnë qentë, gjirafat dhe zebrat.

Pse duhej një seri e tillë? 

Me koleksionin e saj të ri, kompania thekson se dëshiron të tërheqë vëmendjen për 'të drejtën e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave biometrike'

"Zgjedhja e asaj që duhet të veshësh është akti i parë i komunikimit që ne bëjmë çdo ditë," tha CEO Rachele Didero në një deklaratë duke shtuar:

"Në botën tonë ku të dhënat janë karburanti i ri, Cap-able trajton çështjen e privatësisë dhe thekson potencialin për abuzim me sistemet biometrike të njohjes së fytyrës. Ky problem është gjithnjë e më i dukshëm në jetën tonë të përditshme dhe, nëse neglizhohet, mund të ndikojë në të drejtat e shprehjes, shoqërim dhe lëvizje të lirë në hapësirat publike”.

Ndërsa përdoruesit e mediave sociale deklaruan se ishin të shqetësuar për përdorimin e kësaj teknologjie nga njerëz keqdashës, gazeta britanike Dailymail shkruan:

 " A është një teknikë perfekte kamuflimi apo është thjesht një xhup i shitur për 370 paund ?" 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco