Ky person është 'përgjegjës' sipas Oltës për marrëdhënien e krisur të saj me Efin

Ky person është 'përgjegjës' sipas Oltës për marrëdhënien e krisur të saj me Efin

09:28, 26/01/2023
A+ Aa A-

Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari nuk e durojnë njëra-tjetrën brenda shtëpisë së “BBV”, dhe këtë e dëshmuan më së miri mbrëmjen e djeshme.

Pas debatit që patën në “Prime” ditën e sotme aktorja ka vënë në pah arsyen e ftohjes së marrëdhënies së saj me ish-konkurrenten e Per’puthen. Olta ka bërë përgjegjës Luiz Ejllin, duke u shprehur se që në momentin që ai është bërë shok me Efin ajo nuk i flet më më gojë.

“Unë atë nuk e kam sharë kurrë. Ditën që ka hyrë Luizi në miqësinë e saj, ajo filloi papritur të mos më fliste më me gojë. Se unë me Efin nuk kam pasur një marrëdhënie të thellë, por kam pasur një marrëdhënie normale. Disa batuta që bënim me njëra-tjetrën dhe qeshnim. Aq ishte, por ishte korrekte. Ditën që ka hyrë Luizi në shoqërinë e saj marrëdhënia u katandis kështu,”-shtoi Olta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco