Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari

Kiara kurioze t’i japë Luizit një puthje në buzë, por ka diçka që e pengon!

Kiara kurioze t’i japë Luizit një puthje në buzë, por ka diçka që e pengon!

17:15, 25/01/2023
A+ Aa A-

Sot më shumë se kurrë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë më të afërt se kurrë brenda një muaji qëndrimi në “Big Brother VIP”.

Teksa zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, ata kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët.

Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranon që e ndjen shumë, por ka diçka që e pengon

.

@iconstyle.al

♬ original sound - ICONSTYLE

“Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë.”- i ka thënë ajo konkurrentit.

Luizi nga ana tjetër nuk duket aspak i dorëzuar dhe vazhdon t’i qëndrojë po njësoj pranë Kiarës, duke i shprehur ndjenjat e duke i ofruar mbështetjen e tij sa herë ajo ka nevojë.

Gjatë këtyre ditëve, banorët do të zhvillojnë me radhë provën javore ndaj ky do të jetë një shans i mirë që çifti të veçohet paksa dhe mbase të ndodhë edhe puthja.

Deri tani, Kiara ka treguar se në njëfarë mënyre ndihet e gjykuar nga banorët e tjerë për faktin që ka vendosur të kërkojë më shumë kohë për të njohur Luizin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco