Presidenti ukrainas feston sot ditëlindjen, merr urimin e ngrohtë nga bashkëshortja e tij

Presidenti ukrainas feston sot ditëlindjen, merr urimin e ngrohtë nga bashkëshortja e tij

14:12, 25/01/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski feston sot ditëlindjen.

Zeleneski nuk ka dëshirë të festoj ditëlindjen pasi lufta në vendin e tij ka hyrë në në muajin e njëmbëdhjetë, ushtarë ukrainas vdesin çdo ditë, civilët torturohen, vriten, përdhunohen dhe shtëpitë e tyre bombardohen.

Por nuk ka munguar një urim i ngrohtë në këtë 45 vjetor të tij nga bashkëshortja e tij Olena.

Ajo ka publikuar një letër të vogël dashurie ku ka treguar se e vetmja gjë që ka ndryshuar tek bashkëshorti i saj është buzëqeshja.

“Më pyesin shpesh si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem: Nuk ka ndryshuar, ai është i njëjti djalë që takova kur ishim 17 vjeç. Por një gjë ka ndryshuar më të vërtetë: buzëqesh më pak. Ju uroj më shumë arsye për të buzëqeshur. Dhe ju e dini se çfarë duhet bërë për ta bërë këtë. Dhe ne e dimë. Gjëja më e rëndësishme është që ju të keni shëndet. Ju lutem kujdesuni për veten. Unë dua gjithmonë të buzëqesh me ju. Më jep këtë mundësi’ shkruan Olena në postim.  

 

 

Dhe të gjithë e dimë se cila është arsye që mund ta bëjë Zelenskin të buzëqesh sërisht.

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki e tha shkurt në postimin e tij në Twitter për Zelenskin:

“Gëzuar ditëlindjen Volodymyr Zelenski. Sot ju urojmë vetëm një gjë: fitoren mbi këtë perandori të keqe”.

 

 

Ndërsa pak kohë më parë, Zelenski zbuloi se çfarë do të donte të shihte.

Ai do të donte të shkonte në Krime e cila është aneksuar nga Rusia dhe të pinte një birrë atje.

Shpresojmë që ai ta bëjë këtë për ditëlindjen e tij të 46-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco