Gwyneth Paltrow/ Instagrami tërbohet me aktoren: Ju krijoni budallallëqe për të fituar para

Gwyneth Paltrow/ Instagrami tërbohet me aktoren: Ju krijoni budallallëqe për të fituar para

08:44, 21/01/2023
A+ Aa A-

Së fundmi, aktorja dhe sipërmarrësja Gwyneth Paltrow  është fokusuar në markën e saj të stilit të jetesës 'Goop', përmes të ciës rekomandon produkte dhe këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme.

Mirëpo aktorja jo vetëm që nuk po i bind ndjekësit e saj, por shumë prej tyre shprehin dyshimet e tyre.

Dëshmi për këtë është një video e fundit që ajo ka postuar në llogarinë zyrtare në Instagram.

Në videone publikuar Paltrow shihet duke rekomanduar një dietë 7-ditore që premton detoksifikimin, i cili kushton 195 dollarë.

Ajo ka përgatitur një vakt i cili është një nga recetat e përfshirë në "G. Tox 7-Day Reset Kit" .

Por rezultati nuk ishte ajo që aktorja mund të priste, pasi postimi i saj ishte i mbushur me një mori komentesh kritike, ku shumica e tyre e akuzonin atë se shpik marrëzira për të fituar para.

“Vajzë po shpik marrëzira për të fituar para. Mëlçia juaj është përgjegjëse për pastrimin e toksinave nga trupi.Të gjitha këto marrëzira detox janë vetëm një mënyrë për të fituar para’. ‘Kjo gjë nuk ka farë të bëjë me detox-in’ janë disa nga komentet të shkruara në videon e publikuar nga aktorja.

Pas rrëmujës së krijuar në postimin e aktores mediat amerikane iu drejtuar nutricionistëve për të shprehur mendimin e shkencës në lidhje me sallatën e Paltrow.

Nutricionistja Mackenzie Caldwell foli për Page Six dhe tha se sallata e aktores ishte në rregull. 

Megjithatë, mënyra se si ai e prezantoi atë ishte e gabuar.

“E gjithë ideja e detoksifikimit është një mënyrë fatkeqe që kultura dietike përpiqet t'i trembë njerëzit që të mendojnë se duhet të blejnë diçka për të hequr qafe gjërat e frikshme në trup, nuk është kështu,” tha ajo dhe shtoi:

"Për një person mesatar, mëlçia, mushkëritë, veshkat dhe lëkura juaj detoksifikojnë trupin tuaj në baza ditore, dhe praktikimi i një diete holistike (dietë e shëndetshme, ku përfshihen frutat dhe perimet) do t'i mbështesë të gjitha këto organe për të bërë atë që duhet."

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by goop (@goop)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco