Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ironia therëse e Luizit ndaj Edi Ramës: ‘Kur të arrish te shkronja K, dil vetë’

Ironia therëse e Luizit ndaj Edi Ramës: ‘Kur të arrish te shkronja K, dil vetë’

14:49, 20/01/2023
A+ Aa A-

Vendimet qeverisë dhe bordit të Ramës gjatë kohës kur pandemia COVID-19 ishte në kulmin e saj duket se nuk i kishin pëlqyer banorit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.

Ai i kishte dhënë një ide kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook, nga ku kishte marrë përgjigje nga vet kryeministri.

Artisti shkodran kishte sugjeruar që në fillim të javës qytetarët të dilnin sipas emrit, të hënën ata me A, e me radhë. Por ai më tej shkruan se Rama duhet të dilte kur të ishte radha e gërmës K, duke iu drejtuar si kryeministër

Kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak kryeministrit Rama, i cili i ishte përgjigjur duke i thënë se kishte bërë humor kaps.

Ky është debati që Rama-Ejlli kanë zhvilluar me njëri-tjetrin.

Luiz Ejlli: Dje nxore pensionistët, sot mamatë. Të hënën bëje me alfabet, Le të dalin ata që i fillon emri me A, të martën me B, etj. Kur  të mbërrish tek K, dilë vetë.

Edi Rama: Humor kaps quhet ky.

Luiz Ejlli: Po unë tu drejtova si Kryeministër me K, pastaj se të shkon mendja tjera kund….

/Eraldo Stafuka- Syri.Net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco