'Big Brother VIP' Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin programin në YouTube

'Big Brother VIP' Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin programin në YouTube

13:52, 19/01/2023
A+ Aa A-

“Big Brother Vip” padyshim është një nga spektaklet më të ndjekur të momentit që ka bërë bashkë në diskutimet e përditshme mijëra shqiptarë.

Konkurrentë të rinj, situata e debate plot tensione janë të servirura mjaft mirë gjatë këtij edicioni.

Image

Por si duket, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem për sa i përket ndjekjes së këtij spektakli, përkatësisht videove në YouTube.

Kjo pasi abonentëve nga shteti i Kosovës nuk po iu lejohet të shohin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.

Në një klikim të bërë në patorm2n e ‘ouTube thuhet se: “Publikuesi nuk e ka vënë këtë video të disponueshme në vendin tuaj”.

Image

E gjithë kjo ituatë ndodh pasi kanalet e huaja nuk shohin interes qarkullimin e klikimeve në Kosovë – për shkak të çmimeve të lira.

Media e njohur ‘Telegraf’ ka kontaktuar me televizionin Top Channel për të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje.

Ata janë shprehur se për shkak të kontratës, përkatësisht pranimit të patentës nga kompania ndërkombëtare që ka themeluar spektaklin Big Brother, janë të detyruar që të bllokojnë videot në disa shtete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco