Olta nuk i reziston dot paqes nis përsëri debat me Luizin

Olta nuk i reziston dot paqes nis përsëri debat me Luizin

17:08, 18/01/2023
A+ Aa A-

Olta dhe Luizi  rrihapën debatet e diskutimet për spektaklin e mbrëmjes së kaluar. Olta kishte ende ‘rezerva’ për debatet që u konsumuan në ‘Prime’, për këtë arsye e rihapi edhe njëherë temën në oborr me Luizin. Olta i tha Luizit që ta harrojë se ajo do të bëjë ndonjëherë luftë për të marrë fjalën, apo për të folur.

Sipas saj, ai, Kiara, Efi dhe Ronaldo nuk e lanë atë të fliste as edhe një sekondë gjatë spektaklit dhe se sa herë i vinte radha për të folur, ata i ndërprisnin fjalën.

Olta: Kaq frikë më keni mo? Kaq frikë keni që jeni mbledh të katërt?

Luizi: Ta kam thënë edhe një herë tjetër, ti e ke ëndërr të bëhesh Luizi.

Olta: Jemi në ditën e 24 o Luiz, ku të çon mushka?

Luizi: Tre i përcolle, njërën po e bën gati…

Debati vijoi me akuzën që Luizi i beri Oltës se ajo e “frynte” Tean kundrejt Luizit, dhe se Kejvina u eleminua për shkak të sjelljeve të Oltës.

“Nuk ke faj ti që dole i “palagur” dje, ty bravo të qoftë! Ti po bën çfarë të duash këtu dhe po thua çfarë të duash dhe po del i “palagur”. Ti je mbret!”- Olta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco