Shakira ‘ndahet’ përfundimisht dhe nga prindërit e Pique-s, këngëtarja ndërton një mur të madh në mes të dy vilave

Shakira ‘ndahet’ përfundimisht dhe nga prindërit e Pique-s, këngëtarja ndërton një mur të madh në mes të dy vilave

14:23, 18/01/2023
A+ Aa A-

Kur Shakira dhe Gerard Pique u ndanë, këngëtarja kolumbiane vazhdoi të jetonte në shtëpinë e tyre të mëparshme dhe ishte futbollisti që shpërngul për të jetuar me partneren e re.

Kjo gjë solli më pas disa probleme, pasi prona  ku jëton këngëtarja është ngjitur me atë të prindërve të Pique .

Shakira kishte planifikuar të transferohej në Miami, por tani për tani është ende në Barcelonë dhe jeton pranë prindërve të ish-it të saj.

Në ditët pas publikimit të këngës, disa konflikte midis Shakira -s dhe ish-vjehërrve të saj, veçanërisht nënës së Pique -s, Montserrat Bernabeu , janë sjellë në dritë.

Shakira ndërton një mur për të bllokuar prindërit e Pique

Tashmë, duket se ylli i muzikës po ndërton një mur të madh për të ndarë siç duhet dy pronat, pasi dy shtëpitë janë të lidhura në disa zona.

Kamerat televizive vunë re një makinë çimentoje që punonte në afërsi të shtëpisë së saj, teksa Shakira po ngre një mur për t’i ndarë dy pronat.

Image

Betejat e Shakirës me vjehrrit e saj

Kjo pason disa konflikte të tjera që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar. Njëra prej tyre përfshinte një kukull të maskuar si një shtrigë të veshur me të zeza që ishte vendosur në tarracën e shtëpisë së saj,  vendosur më fytyrë nga shtëpia  ish-vjehërrit e saj, ndërsa nëna e Pique thuhet se kërkoi që ajo të hiqej.

Gjithashtu kënga e re e Shakirës ka qenë duke u luajtur me zë shumë të lartë brenda pronës së saj, aq fort sa dëgjohet edhe tek fqinjët.

Më pas, një video e vitit 2012 është bërë sërish virale, në të cilën Shakira kritikon këshillat e stilit të Montserrat Bernabeu , nënës së Piques , pasi ajo sugjeroi që Shakira të shkurtonte flokët.

“Vjehrrë, nuk do t’i dëgjoj më këshillat tuaja të stilit të flokëve!”- u shpreh Shakira në atë video.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco