Motra e Kristit e surprizon atë me një video-mesazh: Jam shumë i lumtur

Motra e Kristit e surprizon atë me një video-mesazh: Jam shumë i lumtur

10:14, 18/01/2023
A+ Aa A-

Gala Dragot, motra e Kristit përmes një video-mesazhi i tregoi vëllait të saj për kompeticionin në Belgjikë, ku për 7 vota më pak nuk kaloi dot në Eurovision.

Ajo tha se shpreson shumë që ai të kalojë mirë brenda në shtëpi dhe i kërkoi atij që gjithmonë të qëndrojë vetvetja.

Edhe pse i izoluar, Gala tha që të mos harrojë misionin e tij dhe të humbi në rutinën e gjërave pa kuptim, ndërsa shtoi të mos merret me budallallëqe brenda shtëpisë.

Ajo e përfundoi mesazhin duke i thënë të besojë në intuitën dhe mençurinë e tij. Motra e Kristit tha se e ka marrë shumë malli për të.

Kristi: U kënaqa. Besoj se ka dhënë makimumin aty. Peformanca ishte shumë e mirë se e ndoqa. Jam shumë i kënaqur. Doja vetëm të dija që ajo është mirë dhe që ka dalë mirë. Ajo ka shumë besim te mua. Gala është shumë e zgjuar dhe i di rreziqet që kanë formatet e tilla.  Më pëlqeu mesazhi që të ndjek intuitën dhe zgjuarsinë time.

Falemminderit shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco