FOTO/ Befason Ivana Knoll: Mashkulli im ideal është Wladimir Klitschko

FOTO/ Befason Ivana Knoll: Mashkulli im ideal është Wladimir Klitschko

17:48, 14/01/2023
A+ Aa A-

Ivana Knoll ka një idhull në sportin e boksit dhe bëhet fjalë për një ukrainas.

Tifozja kroate që tërhoqi vëmendjen e fansave nga shkallët e stadiumeve të Katarit ku fitoi edhe titullin e femrës më joshëse të botërorit, ndodhet në SHBA ku në një intervistë të gjatë për “Barstool Sports” u shpreh: 

“E dini kush është numri 1 për mua? Në krye të listës kam një djalë që për mendimin tim eshtë më i miri i më të mirëve. Wladimir Klitschko. Ai është njëshi, nënta, gjashta, teta. Ai është mashkulli im ideal”, ka thënë.  

Wladimir Klitschko konsiderohet si një nga boksierët më të mirë të historisë.

Ai u tërhoq nga sporti në vitin 2017 ndërsa prej një viti është rreshtuar në vijën e parë të frontit të luftës kundër Rusisë, përkrah vëllait të tij që është edhe kryebashkiak i Kievit, Vitaly Klitschko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco