Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'O kampion'/ Protestë para shtëpisë së BBV, fishekzjarrje dhe thirrje në mbështetje të Luiz Ejllit

15:51, 14/01/2023
A+ Aa A-

Fansat e këngëtarit Luiz Ejllit janë mbledhur pranë shtëpisë së Big Brother Vip në mbështetje të tij. Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe bënë thirrje: O Luiz, o kamipon, gjithë Shqipëria ty të do'.

Ndërsa të pranishme janë edhe forcat e policisë, për ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e protestës, që erdhi pas thirrjeve në rrjetet sociale.

Fansat e Luiz Ejllit po protestojnë në mbështetje të tij, pas kritikave ndaj këngëtarit i cili deklaroi se ishte sëmurë, por pas disa analizave rezultoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu edhe banorë brenda shtëpisë e kanë kritikuar, dhe disa janë distancuar prej tij, megjithatë këngëtari ka pretenduar se “ka një anë tjetër të historisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco