Luizi në spital ‘live’/ Reagon mjekia: Turp! Stafi mjekësor ezaurohet për spektaklin tuaj

Luizi në spital ‘live’/ Reagon mjekia: Turp! Stafi mjekësor ezaurohet për spektaklin tuaj

09:48, 11/01/2023
A+ Aa A-

Natën e djeshme, spektakli i Big Brother mori një kthesë të papritur, kur Luizi u shpreh se nuk ishte i sëmurë.

Megjithatë produksioni e dërgoi në spital për të hequr të gjitha dyshimet.

E gjithë ndodhia u zhvillua në sytë e kamerës, që shoqëruan banorin në qendrën spitalore, “Shefqet Ndroqi”.

Më pas mjekia hoqi të gjitha dyshimet si për banorët e tjerë, ashtu edhe për publikun, duke u shprehur se Luizi është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Por duket se kjo ka sjellë reagime në rrjet, sidomos nga të tjerë mjekë. Një prej tyre, e cila prej vitesh jeton dhe punën në Gjermani ka sulmuar produksionin, që përdor resurset e spitalit shtetëror në orët e vona të mbrëmjes, për show.

“E dashur Arbana dhe Top Channel smund të dërgoni dikë që luan urgjent në spital në orën 22:00. Kjo është e pa pranueshme! Në këtë orë urgjenca punon për urgjenca! Insulte Cerebrale, Atake Kardiake apo pulmonale dhe jo për sëmundje që janë të diagnostifikuara Apo jo më parë, qoftë kjo edhe Kancer! Kjo është e papranueshme që Resurset Njerëzore të ezaurohen për spektaklin tuaj! Atë mjek apo infermiere që është sot në QSUT roje, për të mund të ketë nevojë dikush që ka simptoma akute! Kjo që bëni është  e papranueshme! Këtë e them me bindje të plotë dhe eksperiencë 11 vjeçare në Gjermani! Turp!”, shkruan mjekia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco